Duhet të punosh me nder dhe përkushtim sepse vjen dita me të thirr në emër e jo drejtor

0
1542

“Prandaj duhet të punosh me nder dhe përkushtim sepse vjen dita me të thirr në emër e jo drejtor” ishte shkrimi im një muaj para emërimit tim!

Të dashur qytetarë të Komunës së Prizrenit, bashkaktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke bartur në duar fotografinë e birit tim Lis-it dhe shqiponjën dykrenare tani më kam lëshuar zyrën time në Drejtorinë e Inspektorateve (në zyrën time fotografinë e Lis-it e kam mbajtur për të mos devijuar nga kushti që të punojmë për të ardhmen e fëmijëve tonë kurse shqiponjën dykrenare për të mos zhgënjyer ata që u flijuan për Kosovën tonë)!

Pandemia mendoj që ka qenë fajtori kryesor për të mos dhënë më të mirën e mundshme nga ana ime por me aq sa kam pasur mundësi jam munduar të bëjë punë të mira e të ndershme!

Me mijëra procesverbale, qindra mijëra euro produkte të asgjësuara, ndalimin e degradimit urban e vetëm në javët e fundit në bashkëpunim me policinë dhjetra lokale të “natës” të mbyllura erdhi dita me më thirrë në emër e jo drejtor!
Falenderoj jashtëzakonishtë Prof.Dr Mytaher Haskuka dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! për besimin e tyre që të isha në drejtorinë më të ndjeshme në qytetin e dytë më të madh të Kosovës sonë!

Uroj të kem hallallin dhe urimin tuaj!
P.S sapo të emërohet drejtori/esha i/e re do të jem aty pranë për pranim-dorëzimin ashtu siç e kërkon modestia! I uroj z.Totaj shëndet dhe punë të mbarë!
Uroj që Prizreni të ketë minuta, orë, ditë, javë, muaj, vite e shekuj të mbarë! ❤

Shkruan: Edon MUÇAJ – Ish-drejtor në Drejtorinë e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply