Dua Lipa nuk e “ndërron” Shqipërinë, e rendit të parën në Vogue si vend për t’u vizituar

0
134

Dua Lipa edhe njëherë tjetër e ka ngritur emrin e Shqipërisë, e kësaj radhe në një nga revistat më prestigjioze të botës së modës: Vogue.

Superstari i skenave botërore në rrëfimin e saj për prestigjiozen franceze, shoqëruar me një set fotografik të guximshëm dhe pazakontë, ndër të tjera, nuk ka ngurruar të flasë edhe për udhëtimet e saj nëpër botë.

Kështu në renditjen e vendeve më të bukura për t’u vizituar në botë, Dua në krye të listës ka vendosur Shqipërinë.

“Shqipëria, një destinacion në pritje të eksplorimit, është rrezatuese me plazhet e saj fantastike, terrenet shkëmbore dhe fshatrat tradicionale, shumica e të cilave mbeten ende të paprekura nga turizmi masiv”, shkruan revista.

Edhe pse Dua ka eksploruar vende të shumta nëpër botë, për të Shqipëria sërish lë pas edhe vende si Tokio, plazhet Xhamajkane apo ishujt e Peloponezit. Të dytën në listën e vendeve për tu vizituar, Dua ka zgjedhur pikërisht këto të fundit, që sipas saj ofron një kombinim të mrekullueshëm shpesh të injoruar në vendin fqinj.

Dua thekson se i pëlqen të vizitojë vendet që nuk janë shumë të frekuentuara, aty ku natyra ka mbetur ende a paprekur nga dora e njeriut apo ato që ofrojnë kulturë të larmishme.

Në Shqipëri, këngëtarja ka kaluar pjesën më të madhe të pushimeve të saj, ndërsa nuk kanë munguar edhe kërcimet e valleve me familjen e saj, që tashmë po kthehet në një traditë të përvitshme.

Leave a Reply