Drejtori i AKI’së raporton para Komisionit Parlamentar për gjendjen e sigurisë gjatë pandemisë

0
340

Drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi raporton para Komisionit Parlamentar për gjendjen e sigurisë gjatë pandemisë.

Është drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Kjo është edhe arsyeja pse Kreshnik Gashi,  u paraqit para komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së.

Por, kësaj radhe raportimi është i fokusuar në një temë më specifike.

Shefi i inteligjencës, po raporton para ligjvënësve për situatën e sigurisë në vend, gjatë kohës së pandemisë COVID-19.

Madje edhe në përshkrimin e detyrave që ka kjo agjenci, ka për detyrë që të kujdeset për parandalimin e kërcënimeve serioze ndaj shëndetit apo sigurisë publike.

Takimi ishte i mbyllur për media, ndërsa raportimi i Gashit ka zgjatur më shumë se dy orë.

Këtu Kreshnik Gashi ka dorëzuar edhe një raport.

Por, me përmbajtjen e tij duket se nuk janë të kënaqur deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Tutje, Dimal Basha thotë se gjendja e sigurisë në vend gjatë pandemisë, sipas kreut të AKI-së konsiderohet stabile.

Ndërkohë, burime të televizioni Shtatë kanë thënë se brenda kësaj mbledhje është diskutuar edhe për rastin e deputetit të AKR-së Behgjet Pacollit dhe kthimit të tij nga Zvicra në Kosovë. 

Ndryshe, një raport i detajuar 6 mujor i punës së Agjencisë Kosovare për Inteligjencë pritet t’i dorëzohet Komisionit gjatë javëve në vazhdim.

Leave a Reply