Doni që shtëpia juaj të duket sa më e madhe? Atëherë këto 5 gabime mos i bëni kurrë

0
211

Pavarësisht formës apo sipërfaqes që ka apartamenti ynë, gjithmonë kemi tendencën ta bëjmë të duket më i bollshëm, përmes mobilieve që zgjedhim të vendosim apo ngjyrave që përdorim.

Por shpesh ndodh që të gabojmë dhe nuk arrihet ajo që kemi dëshiruar.

Në këtë artikull do ju tregojmë 4 gabimet që bëhen zakonisht në dizajnin e brendshëm të apartamentit, që si rrjedhojë e bëjnë hapësirën të duket më e vogël.

Përdorimi i ngjyrave klaustrofobike

Doni që shtëpia juaj të duket sa më e madhe?

Përdorimi i ngjyrave të cilat ndodh të kenë një lidhje emocionale me ju ndikojnë në dukjen e një hapësire të vogël. Megjithatë kjo nuk do të thotë që ngjyra e mureve të jetë domosdoshmërisht e bardhë. Por zgjedhja e ngjyrave të lehta dhe neutrale krijon ndjesinë e një sipërfaqe më të hapur dhe janë ngjyra që mbi të gjitha të krijojnë ndjenjë qetësie.

Zgjedhja e pllakave ose parketit

Doni që shtëpia juaj të duket sa më e madhe?

A e dini se një nga zgjedhjet më të kujdesshme kur vendosni të arredoni shtëpinë duhet të jenë pllakat ose parketi? Kjo pasi janë gjëja e parë që bie në sy sapo futesh në shtëpi. Ekspertët e dizajnit rekomandojnë që të zgjidhen pllaka ose parkete në ngjyrë neutrale dhe shtrimi i tyre të bëhet paralelisht me murin më të gjerë të dhomës.

Mospërdorimi maksimal i hapësirës vertikale

Doni që shtëpia juaj të duket sa më e madhe?

Sa më lartë të vendoset mobilia aq më me hapësirë dhe i lartë duket apartamenti. Nëse mobiliet janë të vendosura poshtë, pranë dyshemesë, aq më e mbyllur dhe e vogël do të perceptohet dhoma.

Kujdes me mobiliet e mëdha

Doni që shtëpia juaj të duket sa më e madhe?

Mobiliet e mëdha dhe të larta nuk ka asgjë të keqe për t’ i zgjedhur, por duhet pasur shumë kujdes në mënyrën se si ato do ta tregojnë ambientin ku do të vendosen.

Mobiliet e mëdha mund të duken gjigante në një dhomë të vogël, në këtë rast ju keni menduar komoditetin por ndjesia kur të qëndroni aty, e sigurt do të jetë ‘mbytëse’.

Leave a Reply