Një shofer i porosive po feston një fitim të madh prej 1 milion e 200 mijë eurosh në lotari – vetëm një ditë pasi u rezultoi pozitiv me COVID-19.
Mark Francis ishte duke shikuar TV, kur vendosi të kontrollonte emailet e tij për numrat e tij të lotarisë.
Por ai mbeti i hutuar kur pa se kishte shpresa për të fituar në EuroMillions UK Millionaire Maker.
Ai thirri me shpejtësi kompaninë e lotarisë dhe dëgjoi fjalët magjike: “Po zoti Francis, ju jeni një milioner”.
“Gruaja në telefon heshti për një kohë të gjatë dhe më pas tha: ‘Po zoti Francis, ju jeni një milioner’. As që më kujtohet se çfarë u përgjigja. Është e gjitha një turbullirë”, tha 49-vjeçari, i cili vjen nga Swansea, Uellsi i Jugut.
Milioneri i ri i kaloi ditët e tij në izolim duke kërkuar një shtëpi të re në internet pasi informoi familjen e tij të ngushtë për fitoren.
Marku dhe gruaja e tij kanë katër fëmijë dhe pesë nipër e mbesa.
Ai tashmë ka blerë një Audi Q5, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.
“Ne po planifikojmë të ndihmojmë familjen me para dhe të blejmë shtëpinë me një kopsht të bukur”, tha fituesi i lotarisë.