Dokumentet e gjetura në shtëpinë e Limajt, Specialja i përdorë si provë kundër ish-krerëve të UÇK-së

0
181

Gjykata Specialja dokumentet e gjetura në shtëpinë e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj do t’i përdorë si prova në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që pritet të nisë më 3 prill.

Kështu bëhet e ditur në parashtresën e publikuar nga ana e Speciales më 3 mars.

Sipas këtij dokumenti, kjo gjykatë pritet t’i shtojë këto prova që lidhen me 40 dëshmitarët e parë që pritet t’i thërras në këtë proces.

Në 22 faqet e këtij dokumenti përmenden edhe komandantët e tjerë si: Fatmir Limaj, dhe Haradin Balaj, tanimë i ndjerë i cili dënuar nga kjo gjykatë.

Me shumë gjasë këto dokumente Gjykata Speciale, i ka gjetur gjatë bastisjeve të realizuar në shtëpinë e komandant “Çelikut”.

Por, pse përmendet Haradin Balaj?

Pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Haradin Balaj, ishte i dënuar nga Gjykata e Hagës me 13 vjet burgim.

Ai ishte akuzuar e më pas dënuar për krime lufte të kryera në të ashtuquajturën “Qendër të Ndalimit në Llapushnik”.

Prokuroria e Specializuar në parashtresën e saj, Balën e quan autor të dyshuar të krimeve në Llapushnik.

Ata përmendin një certifikatë të nënshkruar nga komandanti i Brigadës 314 e cila dëshmon se Bala ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga prilli i 1998-ës, deri në shtator të 1999-ës.

“T-03-66 P9 është një certifikatë e nënshkruar nga komandanti i Brigadës 314 në 5 nëntor 1999, duke treguar se Haradin Balaj ishte anëtar i UÇK-së nga 8 Prill 1998 deri më 19 Shtator 1999. Haradin Balaj është një autor i dyshuar i krimeve në Llapushnik/Lapušnik, objekti i ndalimit, në pranverë/verë 1998. Artikulli i propozuar u zbulua sipas Rregullës 102 (3) 114 dhe rëndësia e tij është nxitur gjatë shqyrtimeve të fundit të zbulimit. Dokumenti është pra i mjaftueshëm i rëndësishëm dhe në këtë fazë, nuk do të shkaktojë paragjykim të padrejtë për mbrojtjen”, thotë Prokuroria e Specializuar.

Haradin Balaj, ka vdekur më 31 janar 2018-të.

Dokumentet e gjetura tek shtëpia e Limajt, provë për Specialen

Gjykata Speciale thotë se ka edhe materiale që janë marrë nga shtëpia e eprorit të lartë të UÇK-së, Fatmir Limaj, i njohur me nofkën “Çeliku”.

Organi i akuzës thotë se këto dokumente demonstrojnë një organizim brenda UÇK-së, që bazohej në autoritet të Shtabit të Përgjithshëm.

Tutje, theksohet se këto dokumente i përkasin policisë ushtarake të UÇK-së.

“U003-3354-U003-3358 përbëhet nga pesë faqe të regjistrave të personelit të policisë ushtarake bashkëkohore të UÇK, të cilat u kapën në shtëpinë e Fatmir Limajt. Dokumenti u zbulua më parë sipas Rregullës 102 (3) 116 dhe ishte vetëm në kontekstin e përgatitjeve të fundit të gjykimit që rëndësia e tij u rivlerësua. U003-3354-U003-3358 demonstron organizim brenda UÇK-së dhe përpjekje nga anëtarët e pretenduar të NPK-së për të zbatuar autoritetin e stafit të përgjithshëm. Prandaj, dokumenti ka një rëndësi të mjaftueshme dhe për shkak të natyrës dhe fushëveprimit të tij të kufizuar, asnjë paragjykim i padrejtë nuk është shkaktuar nga mbrojtja”, thotë Prokuroria.

Përveç të lartëpërmendurave, Prokuroria ka evidentuar edhe materiale tjera që thotë se janë të rëndësishme të jenë në Listën e Provave.

Këto materiale, sipas Prokurorisë janë lënë jashtë nga gjyqtari i Procedurës Paraprake dhe tani është e rëndësishme që ato të pranohen nga Paneli i Trupit Gjykues.

Leave a Reply