Sot është mbajtur ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në ceremoninë e certifikimit të 344 rekrutëve të FSK-së morën pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti e përfaqësues tjerë.
E emocione të veçanta dha betimi i rekrutëve.
“Betohem solemnisht se do të jem i përkushtuar dhe do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës se do t’i bindem urdhrave të presidentit të Republikës së Kosovës dhe eprorëve në pajtim me ligjin… dhe se do t’i kryej detyrat e mia me zell, nder dhe dinjitet.
Betohem solemnisht se do të mbroj Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do t’i shërbej popullit dhe atdheut tim dhe për mbrojtjen e tyre nuk do të kursej as jetën time.
Betohem, betohem, betohem…”. /Telegrafi/