Detaje: Kështu mund të aplikoni për të marrë vaksinën Anti Covid

0
404

Në një intervistë për emisionin #gjesi në T7, drejtori i shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka treguar mënyrën se si bëhet aplikimi për vaksinim të qytetarëve.

Ndonëse interesimi për t’u vaksinuar është i madh, qytetarët ende nuk janë të informuar për mënyrën e aplikimit online.

“ Ekziston një formë elektronike ekosova.rks-gov.net , ku qytetarët mund të aplikojnë, në këtë web faqe mund të hyjnë qytetarët dhe të aplikojnë për vaksinim, të futen në listë ose sistem për të marrë vaksinën dhe pastaj nga grupe të caktuara do të kontaktohen për oraret e caktuara se kur ata mund ta marrin këtë vaksinë”, tha Gashi.

Tutje ai tha se kontingjenti i fundit i vaksinave i është dedikuar personelit shëndetësor dhe personave mbi moshën 80 vjeçare dhe atyre me sëmundje kronike.https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgjesi.t7%2Fvideos%2F306876231049584%2F&show_text=true&width=560 

Leave a Reply