Delja e humbur përfundon në autobus

0
159

Një shofere autobusi në Britaninë e Madhe ndaloi në autostradë për të marrë një pasagjere të rrallë, shkroi Upi. Në rrugë po bredhte një dele e humbur që nuk dihej se ku i gjendej pronari.

Martine Patey ndaloi autobusin në cep të rrugës dhe stafi doli për ta marrë kafshën brenda.

Ata e dërguan pranë një stacioni policor dhe njoftuan autoritetet për delen e humbur.

Policët publikuan thirrjen dhe më pas u tha se iu gjet edhe pronari që me kamion e mori atë./Koha

Leave a Reply