Interi ka intensifikuar kontaktet me Tottenhamin për transferimin e Djed Spence, me mbrojtësin anglez që dëshiron rikthimin në Itali për të veshur fanellën zikaltër.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi ka ofruar 30 milionë euro, ndërsa Tottenhami kërkon rreth 40 milionë. Megjithatë, palët mund të arrijnë marrëveshje për rreth 35 milionë euro, me synim që transferimi të përfundojë deri më 15 gusht, shkruan 04 Online.
Spence, i cili pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, ka marrë edhe miratimin e trajnerit Cristian Chivu. Interi e sheh 26-vjeçarin si zëvendësues të Denzel Dumfries, duke vlerësuar forcën e tij fizike dhe aftësinë për të luajtur në të dyja krahët./04 Online/















































