Transferimi te Leipzig dështon, Fisnik Asllani rikthehet në radarët e Barcelonës dhe Dortmundit

0
37

Transferimi i Fisnik Asllanit te Leipzig ka dështuar pas problemeve të evidentuara gjatë kontrolleve mjekësore, pavarësisht se marrëveshja mes palëve ishte arritur në parim.

Leipzigu kishte planifikuar të aktivizonte klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurosh, ndërsa vlera e transferimit mund të arrinte deri në 30 milionë euro me bonuse. Asllani kishte rënë dakord edhe për një kontratë deri në vitin 2031, shkruan 04 Online.

Pas anulimit të marrëveshjes, sulmuesi 23-vjeçar i Hoffenheimit është rikthyer në vëmendjen e Barcelonës dhe Borussia Dortmundit. Barcelona po kërkon përforcime në sulm, ndërsa Dortmundi e kishte identifikuar më herët kosovarin si një alternativë për repartin ofensiv.

Asllani, i cili sezonin e kaluar shënoi 11 gola dhe regjistroi 8 asistime në 35 ndeshje, tani pritet të vendosë për të ardhmen e tij, ndërsa Hoffenheimi e ka sërish në dispozicion./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here