Këngëtarja Albina Kelmendi është bërë nënë për herë të parë, duke përjetuar një nga momentet më të veçanta në jetën e saj. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Valon Vataj, janë bërë prindër të një djali.
Lajmin e gëzueshëm Albina e ka ndarë me ndjekësit e saj përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur emocionet dhe mirënjohjen për bekimin e ardhjes në jetë të djalit të tyre.
“Faleminderit Zotit që na bekoi me një djalë.
Lusim Zotin që të rritet me shëndet, me gjitha të mirat, të bëhet fëmijë i mbarë dhe të na bëjë gjithmonë krenarë.
Mirë se erdhe në jetën tonë, 𝐓𝐫𝐢𝐦 𝐕𝐚𝐭𝐚𝐣!”, ka shkruar Albina në Facebook.















































