Evropa të mërkurën përjeton eklipsin e parë total diellor pas gati tri dekadash

0
35

Disa pjesë të Evropës do të përjetojnë një fenomen të rrallë qiellor këtë të mërkurë, kur Hëna do të kalojë mes Tokës dhe Diellit, duke bllokuar përkohësisht dritën e tij.

Për pak minuta, në zonat ku eklipsi do të jetë total, dita do të errësohet sikur të ishte natë.

Sipas NASA-s, eklipsi do të jetë i dukshëm në disa pjesë të Grenlandës, Islandës, Rusisë veriore, Spanjës dhe në një zonë të vogël të Portugalisë.

Ky do të jetë eklipsi i parë total diellor i dukshëm nga Evropa që nga viti 1999, kur një fenomen i tillë ishte parë në pjesën më të madhe të Cornwall-it dhe Devon-it në Angli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here