Patëllxhani i zi, zëvendësim i shkëlqyer për mishin

0
42

Banorët e Mesdheut në mënyrë të veçantë çmojnë patëllxhanin e zi për shkak të aromës freskuese dhe pikante. Më së shumti është i përfshirë në kuzhinën turke, marokene, greke dhe italiane.

Kjo perime ka fruta ushqyese dhe të lëngshme, ngop shpejt dhe është zëvendësim i shkëlqyer për mishin. Tek ne rritet patëllxhani i zi, i cili në fakt ka ngjyrë vjollce të mbyllët, por në varësi nga lloji mund të ketë edhe ngjyrë të verdhë dhe të gjelbër, si dhe të ketë formë të rrumbullakët ose të zgjatur.

Përgatitet si paragjellë, sallatë apo ushqim kryesor, është i pasur me celulozë dhe është i shkëlqyer për organet e tretjes, si dhe me pektinë, e cila ul nivelin e kolesterolit në gjak.

Ky ushqim është veçanërisht i shëndetshëm për zemër, sepse përmban sasi të madhe të kaliumit dhe normalizon tensionin e gjakut. Vepron si antialergjen dhe antioksidant, mbron qelizat nga kanceri, nxit punën e zorrëve, rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe parandalon sedimentimin e ujit në organizëm.

Më e rëndësishmja është që patëllxhani të jetë i freskët. Zgjidhni ata me madhësi mesatare, sepse përmbajnë më pak fara që shkaktojnë shije të hidhur. Sipërfaqja duhet të jetë e shkëlqyeshme, e lëmuar dhe e fortë, pa dëmtime dhe njolla, ndërsa kërcelli të ketë ngjyrë të theksuar të gjelbër. Brendësia është e bardhë dhe, nëse ka nuancë të gjelbër, do të thotë që patëllxhani ende nuk është pjekur.

Të plotë i ruani në frigorifer deri në pesë ditë, në pjesën për perime dhe në qese plastike. Bëni kujdes të mos jenë afër mollëve, të cilat prodhojnë etilen dhe përshpejtojnë vjetërsimin.

Për shkak të strukturës sfungjerore, thith shumë vaj. Këtë do ta lehtësoni nëse, para fërgimit, e preni në kube apo feta, ku çdo copë e kriposni dhe e lini të qëndrojë rreth 30 minuta. Në atë mënyrë do ta ketë shije më të mirë, sepse avullohet lagështia dhe, bashkë me të, edhe shija e hidhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here