Edon Zhegrova po tërheq interesimin e disa klubeve evropiane, ndërsa e ardhmja e tij te Juventusi mbetet e pasigurt.
Sipas “Yahoo”, Evertoni, Crystal Palace, Monaco, Lensi dhe Fiorentina po e monitorojnë situatën e 27-vjeçarit, ndërsa interesim për të ka edhe nga klubet e njohura turke, shkruan 04 Online.
Zhegrova dëshiron të qëndrojë në Torino, por Juventusi po shqyrton mundësinë e largimit të tij. Kosovari pati një sezon të vështirë në Serie A, duke mos shënuar gol dhe pa regjistruar asistim.
Pavarësisht kësaj, goli spektakolar ndaj Chelseat në ndeshjen miqësore të fundit ka rikthyer vëmendjen te ai. 20 ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e “Messit të Kosovës”./04 Online/















































