Në filmin e ri amerikan “The Journalist Mission”, që trajton ngjarjet e Luftës së Kosovës, do të dëgjohet edhe zëri i këngëtares së njohur Shkurte Fejza.
Sipas informacionit të publikuar në rrjetet sociale, i gjithë skenari i filmit është shkruar nën frymëzimin dhe melodinë e këngës “Mora Fjal”, një prej këngëve më të njohura të Shkurte Fejzës, shkruan Indeksonline.
“I gjithë skenari i ‘The Journalist Mission’ është shkruar me melodinë e ‘Morra Fjal’ nga e madhja Shkurte Fejza”, thuhet në publikim.
Një tjetër moment ku zëri dhe arti shqiptar bëhen pjesë e një produksioni ndërkombëtar, duke përcjellë historinë dhe emocionin e Kosovës përtej kufijve.https://www.instagram.com/reel/Db3NsPOMhl9/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=810&rd=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com&rp=%2Fraportohet-se-kenga-legjendare-e-shkurte-fejzes-hyn-ne-filmin-amerikan-per-luften-e-kosoves%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A619%2C%22ls%22%3A175.69999980926514%2C%22le%22%3A614.8999998569489%7D















































