Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, Dinamo City ka arritur të shënoj fitore sot ndaj Skënderbeut në kuadër të xhiros së pestë në Kategorinë Superiore.
Të udhëhequrit e Dajës, triumfuan me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Express.
Kjo ishte edhe fitorja e parë për ish-trajnerin e Ballkanit i cili u largua nga Suhareka pas një aventure të suksesshme e me plot trofe.
Daja në stolin e Dinamos është për të dytën herë teksa ka bilanc prej një fitore e një barazimi.
Skuadra e tij aktualisht është renditur në vendin e pestë me shtatë pikë pas kësaj fitore dhe është vetëm tri pikë mbrapa vendit të parë.
Dinamo ndeshjen e radhës e luan ndaj Teutës e cila është në pozitën e gjashtë.