Dafina Zeqiri na mahniti me garderobën e saj gjigante, por nuk i mjaftojnë raftet: Më duhet sa më shpjet një dollap atletesh

0
368

Dafina Zeqiri është një prej këngëtareve me një stil mjaft të veçantë, që e bën të dallohet edhe për karakterin që ka.

Një prej personazheve më seksi, Dafina di të  tërheqi gjithmonë vëmendjen e publikut përmes postimeve që ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Përmes një postimi të fundit në llogarinë e saj të Instagramit këngëtarja  shihet brenda një dhome të mbushur me këpucë çanta dhe gjithçka tjetër që do dëshironte një femër.

E krahas videos ajo ka shkruar:  Më duhet një dollap atletesh sa më shpejt të jetë e mundur. 

Një garderobë gjigante kjo që çdo kush do dëshironte ta kishte, por siç shihet edhe në video vihen re më shumë atlete dhe veshje sportive pasi ajo është një tip që ka treguar se preferon më shumë këtë lloj stili.

Ndonëse gjithmonë jemi mahnitur nga kombinimet që këngëtarja bën, por nga garderoba e saj shihet që nuk mungon asgjë për t’u dukur kaq bukur.

Leave a Reply