Daçiq: Serbia mund të ndalojë përkohësisht fushatën e çnjohjeve

0
409

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka reaguar pas njoftimit të të dërguarit special të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se palët do të takohen më 27 qershor.Duke iu referuar deklaratës së Grenell për pezullimin e fushatës së çnjohjeve, Daçiq ka thënë se Serbia mund të ndalojë përkohësisht fushatën për tërheqjen e njohjeve vetëm nëse Prishtina ndalon fushatën për njohje të pavarësisë dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, raporton rts.rs.

Por Daçiq thotë se ai nuk u beson politikanëve nga Kosova.“Sidoqoftë, problemi është se ne nuk u besojmë shqiptarëve në institucionet e Prishtinës, sepse ata gjithmonë kanë gënjyer dhe kanë vepruar në mënyrë të njëanshme “, tha Daçiq.Sot gjatë ditës, i dërguari special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se do të presë në takim në Uashington liderët nga Kosova dhe Serbia më 27 qershor.Grenell përmes një postimi në Twitter ka thënë se ka marrë premtimin e Serbisë së do të ndalet fushata e çnjohjes.“Lajm i madh.

Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta pauzojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Washington, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për të biseduar rreth dialogut”, ka shkruar ai.Këtë njoftim të Grenell e ka mirëpritur edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi është hap kyç për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Leave a Reply