Çmimet e derivateve në Kosovë për ditën e enjte

0
326

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka bërë publikimin e çmimeve tavan për shitjen e derivateve të naftës, benzinës dhe gasit për ditën e enjte.

Nga MINT kanë bërë të ditur se për ditën e enjte çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.86 euro për litër, kurse i gazit me 0.75 euro.

Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i benzinës është rritur për 1 cent, ku sot ky derivat tregtohet me 1.75 euro.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 30.06.2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Leave a Reply