Suharekë, kryen disa vjedhje, arrestohen dy hajnat

0
229
Foto: Ilustrim

Një rast i vjedhjes së rëndë ishte raportuar më 23 qershor në stacionin policor në Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dje më 29 qershor janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer disa raste të vjedhjeve, përfshirë edhe rastin e vjedhjes më 23 qershor rreth orës 21:30 në Suharekë.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“VJEDHJE E RËNDË / Suharekë 23.06.2022-21:30. Më 29.06.2022 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer disa raste të vjedhjeve. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Leave a Reply