Detaje të reja për vrasjen e të miturit në Prizren, dyshohet se u ther në qafë

0
94

Detaje të reja janë mësuar për rastin e rëndë që ndodhi mbrëmë në Prizren, ku një 14-vjeçar humbi jetën pasi u ther me thikë.

Sipas informacioneve të Sinjalit, dyshohet se i mituri ka marrë plagë nga therja në pjesën e qafës.

Rasti ka ndodhur më 27 gusht, rreth orës 23:45, ndërsa viktima pas plagosjes është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 14-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka arrestuar një të dyshuar, po ashtu të mitur, rreth 17-vjeçar. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 24 orë.

Rasti është cilësuar “Vrasje” dhe mbetet nën hetim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here