Donjeta Sadiku e ka fituar medaljen e parë të artë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.
Në finale, Sadiku fitoi ndaj boksieres nga Serbia, Kristina Kuluhovas, e cila e dorëzoi meçin në raundin e dytë.
Edhe në raundin e parë, Sadiku u tregua shumë më e mirë, duke e dominuar plotësisht duelin.
Në përkrahje të Donjeta Sadikut ishin shumë sportistë kosovarë.















































