Blero në zi, ndan lajmin e dhimbshëm për humbjen e një personi të dashur

0
29

Artisti kosovar Blero ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të dhimbshëm, duke bërë të ditur se ka ndërruar jetë tezja e tij.

Blero ka treguar se bëhet fjalë për binjaken e nënës së tij, të cilën e konsideronte si një nënë të dytë. Përmes një dedikimi prekës të publikuar në rrjetet sociale, ai ka shprehur dhimbjen për humbjen e saj. shkruan 04 Online.

“Sot humba një pjesë të shpirtit tim. Tezja ime, binjakja e nënës sime, por për mua një nënë e dytë. Do të më mungosh gjithë jetën. U prehsh në paqe, o shpirt i bardhë”, ka shkruar Blero.

Ngushëllime familjes./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here