Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në Kosovë për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, çmimet mbeten të njëjta me ato të një dite më parë.
Çmimi maksimal i lejuar për naftën është 1.64 euro për litër, ndërsa benzina mund të shitet deri në 1.46 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi maksimal për gazin është 0.60 euro për litër.
Këto çmime vlejnë për tregtimin e derivateve në të gjithë tregun e Kosovës.















































