Çka po ndodh mes Albës dhe Blerandos?

0
267

Alba dhe Blerando gjithmonë e më tepër po tregojnë afrimitet mes tyre.

Ata janë parë duke u përqafuar dhe duke luajtur me njëri-tjetrin, në lavanderi.

Në video duket Blerando i cili e përqafon dhe tenton “ta rrëzojë” Albën duke e mbajtur në krahë, ajo duket shumë e lumtur në shoqërinë e tij dhe nuk e kundërshton që të mos luajnë më shumë.

Alba është shprehur më parë se për asnjërin nga djemtë nuk ka pëlqim, por i shikon vetëm si shokë.

Blerando më parë ka pasur pëlqim për Shqipen, por ata janë shkëputur nga njëri-tjetri dhe çdo gjë ka ngelur pas.

Ndërsa Albës, ia ka shprehur shumë herë pëlqimin Azemi, kur ndodhej në shtëpi, por ajo është larguar nga ai pasi nuk ndihej mirë në shoqërinë e tij e madje thoshte se nuk donte ta lëndonte më tepër.

Blerando shumë shpesh ka flirtuar me Albën dhe ajo nuk i ka shprehur që nuk i pëlqen kjo gjë.

Nuk e dimë ende nëse ata të dy do të nisin një romancë në “BBVK”.

Leave a Reply