Cilat pije nxisin sjelljet e dhunshme te adoleshentët

0
36

Tingëllon si shqetësim i njohur, por fjala është për pijet e ëmbla ose të “buta” dhe jo ato alkoholike. Janë quajtur pije të buta, por një studim i ri i klasifikon ato si “gjysmë të buta”.

Studimi i botuar në revistën mjekësore “Injury Prevention”, thotë se pijet e ëmbla jo dietike lidhen me sjelljet e dhunshme tek adoleshentët, transmeton VoA.

Rreth 2 mijë nxënës të shkollave të mesme në Boston, mes moshës 14 – 18 vjeç, u pyetën se sa pije të ëmbla – jo dietike – konsumonin çdo javë.

Ata që thanë se pinin 5 ose më shumë kanaçe në javë pijesh të tilla, gjithashtu pohuan se gjatë vitit kishin mbajtur me vete armë ose thika.

Sipas autorëve të studimit, këta persona kishin pasur 15 për qind më shumë incidente me dhunë me vëllezërit, motrat ose bashkë-moshatarët e tyre.

Në studim thuhet se këto sjellje mund të shpjegohen me sheqernat dhe kafeinën që përmbajnë këto lloj pijesh. Por autorët nuk përjashtojnë faktorë të tjerë që ndikojnë në sjelljet e dhunëshme mes adoleshentëve, si depresioni, konflikti familjar, ndëshkimet trupore të mëparshme, mungesa e një objektivi në jetë e etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here