Çifti gjerman hedh në gjyq gjelin e fqinjit: Këndon 200 herë në ditë, është i padurueshëm

0
497

Një çift i moshuar gjerman kanë çuar në gjyq një gjel pasi sipas tyre ai këndon 200 herë në ditë dhe kjo është një torturë.

Friedrich-Wilhelm K., 76 vjeç, dhe gruaja e tij Jutta, thonë se gjeli Magda(emri gjelit) fillon të këndojë nga ora 8 e mëngjesit dhe nuk e mbyll gojën për pjesën tjetër të ditës.

Dyshja duan që gjeli të hiqet nga shtëpia e fqinjit të tyre ngjitur dhe për t’i vërtetuar gjykatës që nuk po ankohen kot kanë regjistruar çdo ditë kakarisje të tij.

2Ne nuk mund të përdorim kopshtin dhe nuk mund të hapim asnjë dritare. Gjeli fillon këndon në orën 8 të mëngjesit dhe vazhdon pa pushim për 100 deri në 200 herë gjatë ditës. Është e padurueshme. Është e vështirë të flasësh për torturat, por kështu është”, thonë ata.

Çifti thanë se një fqinj u largua dy vjet më parë për shkak të këndimit të padurueshëm të gjelit. Por sipas pronarit të gjelit është e rëndësishme të mbash një gjel për t’u siguruar që pulat të qëndrojnë në radhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here