Çifti britanik vazhdon rrugëtimin pas tre muajsh bllokimi në Prizren

0
419

Një çift britanik ka lënë Prizrenin pas tre muajve, ku kishte mbetur i bllokuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Mike Elm dhe Rosie Watson pas më shumë se tre muaj qëndrimi në Prizren, vazhduan rrugëtimin e tyre, të cilin e kishin nisur me biçikletë nga Austria për në Mongoli, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ndryshimet klimatike”, ka njoftuar Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit, transmeton Klan Kosova.

“Si pasojë e pandemisë dhe mbylljes së kufijve, ata mbetën në Kosovë dhe vendosën të qëndrojnë në Prizren, në më të bukurin vend. Sot para nisjes, ata më vizituan në zyre, me të cilët shijuam kafen e mëngjesit”.

Leave a Reply