Pajës, apo siç njihet ndryshe çejzi, para shumë viteve i kushtohej shumë rëndësi. Madje, në vendet ku kjo traditë ruhet ende, paja është një lloj krenarie karshi vajzave dhe grave të zonës ku ato janë të martuara.
Rifete Breznica, e cila edhe sot merret me punime të pajës, kujton me nostalgji qëndisjet që i bënte nëna e saj.
Dëshira e pasioni i madh e shtyn atë që të vazhdojë të merret me punime të tilla.