Propozimi për zgjerimin e Kupës së Botës 2030 në 64 kombëtare e ka hapur një debat të madh në futbollin botëror.
Shumë besojnë se një format i tillë do të sjellë më shumë ndeshje të lehta dhe diferenca të mëdha mes ekipeve, por sipas një analize të publikuar nga Tuttomercatoweb, realiteti mund të jetë krejt ndryshe, përcjell “Gazeta Express”.
Ideja për një Botëror me 64 Kombëtare u hodh nga presidenti i CONMEBOL-it, Alejandro Domínguez, i cili propozoi që edicioni jubilar i vitit 2030 të zhvillohet me më shumë pjesëmarrës për ta festuar 100-vjetorin e Kupës së Botës.
Sipas analizës, një turne me 64 skuadra nuk do të thotë domosdoshmërisht më shumë përballje të pabarabarta.
Përkundrazi, ndryshimi i formatit të kualifikimit nga faza e grupeve pritet ta rrisë konkurrencën, pasi nuk do të ekzistojë më sistemi i kualifikimit të skuadrave më të mira të vendit të tretë.
Vetëm dy ekipet e para të çdo grupi do ta sigurojnë kalimin në fazën me eliminim direkt, duke bërë që çdo ndeshje të ketë peshë më të madhe.
Botërori 2026 tregoi se diferencat mes kombëtareve janë ngushtuar ndjeshëm.
Kombëtare si Kepi i Gjelbër i shkaktuan vështirësi Spanjës dhe Argjentinës, Egjipti ishte afër ta eliminonte Argjentinën, ndërsa Paraguai e eliminoi Gjermaninë.
Edhe përfaqësuese si Curaçao dëshmuan se niveli i futbollit është rritur në mbarë botën.
Për këtë arsye, ideja se një Botëror me 64 skuadra do të prodhojë më shumë ndeshje të njëanshme konsiderohet e gabuar.
Përkundrazi, formati i ri mund ta bëjë garën edhe më konkurruese dhe çdo pikë në fazën e grupeve më vendimtare se më parë.















































