Bie çmimi i benzinës

0
258

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për ditën e mërkurë.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.74 euro për litër, i benzinës 1.61 euro, dy centë më lirë se dje. Çmim i gazit vazhdon të mbetet i njëjtë, 0.78 euro.

Këto çmime do të vlejnë për 24 orët e ardhshme.

Ministria do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët./KOHA

Leave a Reply