Biden: “Vështirë” se raketa që goditi Poloninë të jetë hedhur nga Rusia

0
139

Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën ka thënë se është e “vështirë” të thuhet se raketa që goditi Poloninë, aleate të NATO-s, dhe vrau dy persona, është lëshuar nga Rusia.

Por ai ka premtuar mbështetje për hetimet që është duke i zhvilluar Polonia për sulmin me atë që e ka quajtur raketë të prodhuar në Rusi.

Biden ka folur mëngjesin e së mërkurës, pasi thirri një takim “urgjent” të G-7-s dhe të udhëheqësve të NATO-s në Indonezi, për konsultime mbi shpërthimin në pjesën lindore të Polonisë, pranë kufirit me Ukrainën.

“Ka informata të hershme që e kundërshtojnë këtë”, ka theksuar ai, kur është pyetur nga gazetarët nëse raketa është lëshuar nga Rusia. “Në bazë të trajektores, vështirë të thuhet se është lëshuar nga Rusia, por ne do të shohim”, ka theksuar Biden. / AP

Leave a Reply