Bëhet deklarata e fortë nga piloti: Nuk e fiton Luizi ‘Big Brotherin’ sepse ka produksion kundër, e fiton Olta

0
194

Njeriu që i bëri surprizën e parë Luiz Ejllit me dron, Arbër Xhaja, deklaron se se këngëtari shkodran nuk do ia dalë të jetë fituesi i këtij reality show që ka mbërthyer shqiptarët brenda pak javësh.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, piloti Xhaja shprehet se Big Brother-in do ta fitojë aktorja Olta Gixhari. Ndërsa tha se dhe vetë produksioni është kundër Luizit. Shiko videon

Këtë e kishte nuhatur në momentin kur iu ndalua të dërgonte dron në shtëpinë e momentit. Po ashtu, ai tha se në episodin e së shtunës duhej të dilte nga shtëpia, Kiara dhe jo Efi.

Xhaja shprehet i zhgënjyer me produksionin e BBV pasi sipas tij ai ka qenë shumë korrekt por nuk ka parë bashkëpunim nga produksioni.

Situata ka qenë e tensionuar, aq sa ai tregoi se një nga gazetaret e emisionit i kishte kërkuar edhe liçencën…për ta dekurajuar të ngrinte dronat.

Leave a Reply