Befason Villas-Boas: Rikthimi te Porto? Preferoj Brazilin ose Japoninë

0
432
1159694248

Andre Villas-Boas bëri një punë të mirë te Marseille, shpalli skuadrën nënkampione France dhe e riktheu pas shumë vitesh në Champions League. Shumë është përfolur për largimin e 42-vjeçarit nga drejtimi i skuadrës franceze, për shkak të problemeve të shumta financiare.

Porto, skuadra ku u bë i njohur si trajner, është gati t’i besojë sërish pankinën, por Villas-Boas ka ide të tjera në kokë. Ai dëshiron të provojë një aventurë jashtë Evrope dhe dy janë preferencat e mëdha.

Kohë më parë u shpreh se do të qëndronte në këtë post edhe katër vite, kështu që dëshiron të shijojë në maksimum kohën që i ka mbetur si trajner. “Do të më pëlqente të shijoja një aventurë më ekzotike, për shembull të stërvisja në Japoni apo Brazil. Rikthimi te Porto? Shumë i vështirë“, deklaron trajneri portugez. 

Leave a Reply