Barcelona e zgjedh alternativën e Rodrit

0
30

Barcelona e ka shtuar një tjetër emër në listën e objektivave për përforcimin e mesfushës.

Bëhet fjalë për Azzedine Ounahin, mesfushorin maroken që aktualisht luan te Girona, i cili po vlerësohet si një alternativë për objektivin kryesor, Rodri, shkruan mediumi spanjoll “Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Klubi katalanas po e kërkon një lojtar me karakteristika të përshtatshme për repartin e mesfushës dhe emri i Ounahit ka dalë në skenë si një mundësi interesante.

Futbollisti maroken shihet si një profil me cilësi teknike, aftësi në ndërtimin e lojës dhe fleksibilitet për të luajtur në role të ndryshme në mesfushë.

Barcelona e ka prej kohësh në listën e dëshirave Rodrin e Manchester Cityt, por operacioni për transferimin e tij konsiderohet shumë i komplikuar për shkak të kostos së lartë.

Për këtë arsye, drejtuesit katalanas po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera, me Ounahin që është një prej emrave të monitoruar.

Mesfushori maroken fitoi vëmendje ndërkombëtare pas paraqitjeve të shkëlqyera me kombëtaren e Marokut në Botëror dhe vazhdon të jetë një lojtar i kërkuar në “tregun e futbollit”.

Situata e tij te Girona e ka tërhequr interesimin e disa klubeve, ndërsa Barcelona tashmë është futur në garë për shërbimet e tij.

Për momentin, Rodri mbetet ëndrra e madhe e Barcelonës, por Ounahi mund të jetë alternativa më e arritshme për ta përforcuar mesfushën e skuadrës katalanase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here