Avdyli: Vaksina do të ketë mjaftueshëm, furnizimi me oksigjen shumë më i mirë

0
434

Deputeti i Listës “GUXO”, Haxhi Avdyli, së bashku me Kryetaren e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mullhaxha Kollçaku, janë takuar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të biseduar për gjendjen aktuale të shkaktuar nga COVID-19 në vendin tonë.

Avdyli ka thënë se në këtë takim nga ministri Vitia jemi njoftuar se vaksina do të ketë mjaftueshëm, derisa furnizimi me oksigjen është shumë më i mirë.

“Në takimin e mbrëmjes së sotshme me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia , bashkë me Kryetaren e komisionit Fatmire Mulhaxha Kollçaku , trajtuam ecurinë e deritashme situatës shëndetësore në vend. Nga sqarimet gati 3 orë nga Ministri jam më optimist në përballimin e gjendjes së rënduar me pandeminë.
Situata aktuale fletë se :
1.Vaksina do ketë mjaftueshëm e në vazhdimësi për një vaksinim masiv deri 60% e më shumë.

  1. Spitalet edhe pse të ngarkuar si asnjëherë, po përballojnë këtë fluks. Ska pacient që nuk po merr trajtimin e duhur.
  2. Furnizimi me Oksigjen shumë më i mirë, me oksigjenim qendror me cisterna e metoda tjera.
  3. Furnizimi me barna shumë i përmirësuar. Dyfishim i buxhetit për barna.
  4. Mobilizim dhe angazhim i stafit të ri infermieror e mjekë, deri në mbi 1000 e më shumë.
  5. Menaxhmenti në klinika e mjekët të mobilizuar që të përballohet situata e rënduar.
    6 . Kemi një ministër që ka njohuri të thella rreth situatës, e që është i impenjuar 24 orë, bashkë me stafin e MSh për përballimin e kësaj gjendje të renduar.
  6. Kemi një qeveri që tërë resurset e shtetit ka vendosur në shërbim të përballimit të statusit të keqësuar shëndetësor të popullatës.
    -Mangësitë që u identifikuan mbesin në mos paralajmërimin e hershëm nga IKSHPK, punën më të madhe të institutit në prevenim, hartim e studim të situatës epidemiologjike dhe angazhim të tyre me të madh në sqarime , informim e edukim të qytetarëve nga ana eksperteve të shendetit publik. Poashtu kërkohet angazhim më të madh të inspektoratave për përcjelljen të respektimit të masave anti kovid nga ana qytetarëve”, ka thënë Avdyli./04 Online

Leave a Reply