“Asnjë femër nuk e kam në album”, Capital T nuk bashkëpunon me asnjë këngëtare, reperi zbulon arsyen: Nuk e nis veç për faktin për me pas…

0
483

Capital T është duke lançuar albumin e tij të fundit ‘Skulpture’ i cili i ka marrë shumë kohë artistit.

Megjithëse nuk ka zbuluar emrat, Kapo ka bërë të ditur se bashkëpunimet e tjera do të vijnë edhe me artistë të huaj, madje ka treguar për “Prive” se nuk ka asnjë bashkëpunim me femra.

Reperi ka sqaruar se s’ka asgjë specifike thjesht kjo gjë nuk ka ndodhur.

Capital T tregon se për të bërë një bashkpunim niset nga energjia që i jep artisti dhe jo nga fakti nëse kënga do të bëjë bujë apo jo.

“Asnjë femër nuk e kam në album. S’ka pasur ndonjë arsye specifike. Thjesht unë bashkëpunimin nuk e nis veç për faktin për me pas një sukses të caktuar ose në baza të interesave që i kemi. Normal që ti kur e bën një bashkëpunim janë edhe ato, por fillimisht nisem prej energjisë që ma jep ai artist, çfarë raporti kam me të, a më pëlqen si artist. Nuk mundesh me gjet një bashkëpunim në karrierën time me një artist që mua nuk më pëlqen, por që e kam ditur që ka me ndez. Ai bashkëpunim nuk ekziston.”- ka sqaruar Kapo.

Leave a Reply