Mikel Arteta ka bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë të jetë trajner i Arsenalit edhe përtej vitit 2027.
Kontrata aktuale e teknikut spanjoll me “Topçinjtë” skadon në vitin 2027, por Arteta synon të zgjasë qëndrimin e tij në “Emirates Stadium”. Sipas raportimeve, palët pritet të gjejnë një zgjidhje për të ardhmen e tij dhe të negociojnë një kontratë të re.
Arteta e udhëhoqi Arsenalin drejt titullit të Premier League në sezonin 2025/26, duke i dhënë klubit titullin e parë kampion në Angli pas 22 vitesh.
Trajneri 44-vjeçar ka qenë në krye të Arsenalit që nga dhjetori i vitit 2019 dhe kontrata e tij e fundit, e nënshkruar në shtator 2024, e mban në klub deri në vitin 2027.
Arteta dëshiron të vazhdojë në Londër dhe synimi i tij është një kontratë e re afatgjatë me Arsenalin.














































