Arsyet përse duhet të hani qershi para gjumit

0
353

Qershitë janë një burim i pasur i antioksidantëve të fuqishëm që kryesisht gjenden në frutat dhe perimet që kanë ngjyrë të kuqe, vjollcë apo të errët.

Konsumimi i tyre ka gjetur jehonë për shkak edhe të çlirimit të dhimbjeve nga sëmundje si artriti.

Kohët e fundit, është zbuluar që qershitë luftojnë pagjumësinë dhe dhimbjet muskulare. Kjo falë natyrës anti-inflamacion të vitaminës C dhe antioksidantëve.

Sipas studimeve ku bazohet agroweb.org, vlerat anti-inflamatore të qershive ju ndihmojnë të flini më mirë. Në ditët e ngrohta qershitë janë një zgjidhje jashtëzakonisht e shijshme dhe freskuese.

Zëvëndësoni ushqimin e darkës me këto fruta që bëjnë një ndryshim thelbësor në shëndetin tuaj. Gjithsesi duhet të bëni kujdes të mos e teproni me qershitë.

Leave a Reply