Arsenal armësh në shkollat e Ferizajt, armë zjarri, të gjata automatike, thika, boksa metali…

0
336

Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin në shkollat e Ferizajt, raporton GazetaBlic.

Në kuadër të këtij plani, pas disa kontrolleve të zhvilluara nga hetues rajonal me rroba civile, të mbështetur edhe nga njësi tjera , kanë ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave, dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit. Gjithashtu, janë bastisur dhe kontrolluar disa lokale ,shtëpi dhe objekte percjellëse, ku si prova materiale janë gjetur dhe konfikuar, armë zjarrit, thika, boks metali e shumë gjëra të tjera.

Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe njëzetë (20) persona me dyshimin se kanë shitur narkotikë ( marihuanë) dhe ndaj tyre janë inicuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

NJOFTIMI I PLOTË:

Aksioni i policisë rajonale rreth shkollave në Ferizaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve në koordinim më Drejtorinë e Arsimit të komunës së Ferizajt dhe nën autorizim të Prokurorisë Themelore ët Ferizajt , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë në shkolla dhe përreth tyre, që në fillim të muajit shkurt 2022 kishte nisur një aksion i koduar ‘’Siguria në shkolla 2022’’.

Në kuadër të këtij plani, pas disa kontrolleve të zhvilluara nga hetues rajonal me rroba civile, të mbështetur edhe nga njësi tjera , kanë ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave, dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit. Gjithashtu, janë bastisur dhe kontrolluar disa lokale ,shtëpi dhe objekte percjellëse, ku si prova materiale janë gjetur dhe konfikuar :

– Armë zjarri (pistoleta), pesë (5).
– Armë të gjata gjysmë automatike dy ( 2) ,
– Sasi e municionit,
– Thika , 40 copa, kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme,
– Boksa metali, 10 copë, te nxënësit e shkollave të mesme,
– Mulli për bluarje të marihanës 6 copë,
– Shufra metali, 4 copë,
– Elektro shok, 1 copë.

Ndërsa janë ndaluar dhe shoqëruar në polici , dyzetë (40) persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë inicuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.

-Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe njëzetë (20) persona me dyshimin se kanë shitur narkotikë ( marihuanë) dhe ndaj tyre janë inicuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Aksioni i policisë do të vazhdojë edhe në etapat tjera, nga muaji shtator-2022, me fillimin e procesit të mësimit, me synim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here