Arrijnë në Qendrën Studentore kosovarët e riatdhesuar nga Amerika

0
453

Kanë arritur në vendlindje 143 qytetarë të Kosovës që ishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ende nuk dihet se a i janë nënshtruar ndonjë kontrolle mjekësore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Kujtojmë se sot Ambasada e Kosovës në Washington ka bërë të ditur se me ndihmën e institucioneve të Kosovës do të realizohet fluturimi.

“Sot në Prishtinë arriti fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me ndihmën e institucioneve të Republikës së Kosovës, 143 bashkatdhetarë të ngujuar në SHBA për shkak të pandemisë COVID-19 tashmë janë rikthyer në shtëpi”, thuhet në njoftim.

“Ju falënderojmë të gjithëve për durimin e treguar gjatë kësaj periudhe, dhe ju lusim të vazhdoni të tregoni kujdes të shtuar për shëndetin tuaj dhe familjeve tuaja. #RriNShpi 🇽🇰 🇺🇸”.

Leave a Reply