Arrestohen tre prizrenas, iu gjetën armë, substanca narkotike, boks metali…

0
244
Foto: Ilustrim

Në rrugën “Aziz Kelmendi”, në Prizren janë arrestuar tre persona.

Kjo pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollit të veturës iu janë gjetur dhe sekuestruar   dy pistoleta me tre copë fishkë, 8.9 gram substancë e dyshuar narkotike  e llojit marihuanë, një thikë,  një shufër, një boks metali, një pako rizlla  dhe disa qese najloni, transmeton IndeksOnline.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar të procedurë të rregullt”, thekson policia në raportin 24 orësh.

Leave a Reply