Armando Sadiku shënon dy gola në Bolivi

0
375

Mungesa e golit në kampionatin e Bolivisë, ku është transferuar gjatë merkatos së janarit, kishte filluar t’i shndërrohej në një makth Armando Sadikut, që më në fund është çliruar dhe u është përgjigjur kritikave me një dopietë.

Sulmuesi elbasanas i kombëtares shqiptare zhbllokoi sfidën në transfertën ndaj San Jose me një gol në minutën e 22-të, ndërsa në të 45-ën shënoi golin e tretë për Bolivarin dhe kompletoi dopietën personale.

Kjo ishte përgjigja më e mirë që Sadiku u dha në fushë kritikave, pasi javët e fundit jo pak tifozë të skuadrës së bolivarit kishin shprehur rezerva për formën e sulmuesit shqiptar, i cili pak ditë më parë humbi edhe një penallti.

Megjithatë transferimi në një kontinent tjetër dhe për më tepër luajtja në lartësi deri në 3000 metra mbi nivelin e detit, kanë pasur efektin e tyre në ambientimin e ngadaltë të Sadikut, që tani do të provojë të mos ndalet më.https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=gazetaexpress&dnt=true&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdHdlZXRfZW1iZWRfOTU1NSI6eyJidWNrZXQiOiJodGUiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfX0%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1391147181323730944&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Farmando-sadiku-shenon-dy-gola-ne-bolivi%2F&sessionId=b6591b6d3bf2ad414a496c28c759bc6f0a12b856&siteScreenName=gazetaexpress&theme=light&widgetsVersion=82e1070%3A1619632193066&width=500pxhttps://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=gazetaexpress&dnt=true&embedId=twitter-widget-1&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdHdlZXRfZW1iZWRfOTU1NSI6eyJidWNrZXQiOiJodGUiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfX0%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1391152993802891269&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Farmando-sadiku-shenon-dy-gola-ne-bolivi%2F&sessionId=b6591b6d3bf2ad414a496c28c759bc6f0a12b856&siteScreenName=gazetaexpress&theme=light&widgetsVersion=82e1070%3A1619632193066&width=500px 

Leave a Reply