Arbana shpëtoi Luizin, edhe Big Brother!

0
328

Mbrëmë spektakli më i ndjekur nga shqiptarët, Big Brother pasi një të papritur të madhe: Mund të skualifikohej Luizi nga vazhdimi i spektaklit. Por këtë vit Big Brother është Luizi!

Ai e ka fituar tashmë Çmimin e Madh akoma pa u shpallur. Ai ka publikun me vete ndaj Big Brother nuk mund të hiqte themelet e këtij sezoni, pra tullat e vetvetes. Por për pak Luizi iku dhe Big Brother e mbyllte sezonin, ndonëse mund të vazhdonte për inerci. Luizi tashmë është fenomen shoqeror, pasi ai ka marrë ndjekës në rrjetet sociale me shumë se Rama-Berisha-Meta.

Por çfarë ndodhi? Pasi Dea (një lojtare në Big Brother) nxori në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin, u krijua një situatë e ashpër në shtëpi. Në fakt Dea nxori mllef e nuk bëri lojë. Këtë e tregon edhe fakti që pas nomimit prej saj të Luizit, Kiarës dhe Efit në rrjetet sociale shpërthyen në kor kundër Deas. Shumë prej ndjekësve të Deas hoqën follow nga Instagrami i saj.

Ndonëse lojë, por edhe loja ka ca rregulla. Luizi i tha Deas se do e shkeli me kembë. Ishte situatë që nuk do ta bënte kurrë Luizi, por nga zemërimi e tha. Nga ana e saj Dea bërtiste, pasi e kapi mat-live Luizin me këtë shprehje. Dea ankohej: “Luizi ka gjysmë ore dhe më thotë do të të zhgarravis, do të të shkel me këmbë dhe ke për ta parë çfarë videosh do të dalin ty. Ju lutem merrni masa për këtë njeri”.

Këtu loja kalojë në duel, jo fizik, por verbal. Situata po tensionohej shumë. Luizi për hir të dashurisë për pak hoqi dorë nga Big Brother. Në fakt kjo tregon virtytin e dashurisë. Ndaj publiku prapë mbeti me Luizin. Arbana Osmani, një moderator e shkëlqyer, por me një nuhatje prej dreqi e ndjeu se Luizi mund ti humbte të gjitha, natyrisht jo dashurinë, sepse prej fjalorit momental po rrezikonte vazhdimin e Big Brother.

Arbana e dërgoj me një nxitim drejt Dhomës së Rrëfimit, Luizin. Por Luizi nuk hante pykë nga lutjet e Arbanës, e cila përveçse se drejtuese, ajo mbetet njeri së pari dhe e dinte se dashuria han edhe hekurin! Ndaj lutej dhe insistonte që Luizi të kërkonte falje publike, Deas.

Arbana pikësëpari ruajti vlerat e publikut, pra se nuk duhet përçuar ky rast nervozizmi si etalon që ta që ndjekin. Më saktë të rinia. Së dyti ajo ruajti Big Brother. E themi këtë sepse nëse Luizi përjashtohej mbrëmë, Big Brother i këtij viti mbaronte po mbrëmë dhe turra e rrjeteve sociale do të ishte një masakrim, jo ndaj Luizit! Por Arbana natyrisht ruajti me finesë edhe Luizin. Ai është artist, fenomen dhe mbi të gjitha njeri me mish e gjak, si çdo njeri kur i preket dashuria. Paçka se ishin në lojë, por edhe në lojë ka lojtarë skutha apo të këqinjë që e duan Luizin të “pjekur” në hell.

Arbana Osmani ishte mbrëmë kryelajmi nga Big Brother! Elokuenca dhe finesa e saj shpëtoi Big Brother dhe Luizin.

Leave a Reply