Antigona Bytyçi zgjedhet kryesuese e Kuvendit të Prizrenit

0
313

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhje e dytë e rregullt e Kuvendit komunal të Prizrenit.

Fillimisht është bërë betimi i antarëve të rinj të kuvendit më pas dhe është zgjedhur kryesuesi i kuvendit.

Antigona Bytyqi është kryesuesja e parë grua në qytetin e Prizrenit që tani më është kryesuese e Kuvendit të Prizrenit. Antigona në këto zgjedhjet lokale, ishte zgjedhur si anëtare e kuvendit për herë të dytë, është anetare e PDK-së dhe Gruas Demokratike për shumë vite dhe ka plotësuar të gjitha kriteret profesionale për të qenë udhëheqëse e denjë.

Ajo për shumë vite ka punuar si mësimdhënëse në arsim, ka integritet, aftësi menaxhuese dhe mbi të gjitha posedon aftësi komunikimi të nivelit të lartë./TvPz

Leave a Reply