Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, doli para mediave në prag të një prej sfidave më të mëdha të sezonit – “El Clasico-n” ndaj Barcelonës, që do të luhet nesër nga ora 16:15, shkruan 04 Online.
Kjo ndeshje pritet të jetë vendimtare për fatin e garës për titull në La Liga. Nëse Real Madridi arrin fitoren, atëherë do të mbetet fuqishëm në garë dhe do ta ngushtojë diferencën me kreun në vetëm një pikë.
Por për Ancelottin, kjo mund të jetë edhe “El Clasico” i fundit si trajner i “Los Blancos”, pasi shumë raportime e lidhin atë me një largim të mundshëm në fund të sezonit.
Në konferencë, tekniku italian nuk i kurseu thumbat në drejtim të rivalëve, duke theksuar:
“Ky është El Clasico i fundit i sezonit sepse Barcelona nuk do të jetë në Botërorin e Klubeve.”
Ky koment ironik erdhi si përgjigje për mungesën e Barcelonës në Botërorin e Klubeve, një turne ku Reali tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen.
Spektakli i nesërm në “Santiago Bernabeu” pritet të jetë i zjarrtë – jo vetëm për rivalitetin e përjetshëm, por edhe për peshën që kjo ndeshje bart në rrugën drejt titullit kampion./04 Online