Analisti amerikan: Nëse Ukraina njeh Kosovën, e njohin dhe 4 vendet e tjera 

0
181

Analisti amerikan Edward Joseph tha se nëse Ukraina njeh Kosovës si shtet, pas saj do ta njohin edhe katër shtete të tjera.

Sipas tij, 4 vendet e NATO, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja kanë çelësin për Kosovën dhe Serbinë dhe normalizimin e gjithë Ballkanit.

“Nëse 4 vendet e NATO, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, e njohin Kosovën, i hapet shtegu drejt NATO që s’mund ta bllokojë as Serbia, as Rusia, as Kina. Kjo do ta detyrojë Serbinë ta njohë Kosovën. Propozimi im i publikuar në një gazetë është se nëse Ukraina tani e njeh Kosovën, Spanja dhe të tjerat do të bëjë të njëjtën gjë, çelësi këtu nuk është Serbia, por Greqia dhe vendet e tjera të NATO”, tha analisti për Euronews.al.

Leave a Reply