Ana Kabashi reagon ndaj bullizmit që po ia bëjnë motrës së saj Artës

0
321

Ana Kabashi ka ndërhyrë në mbrojtje të motrës së saj, Artës, pjesëmarrëse në Big Brother VIP Albania 3, pas një ngjarjeje që ka ndodhur brenda shtëpisë.

Arta u bë shënjestër e komenteve të ashpra nga banorja tjetër, Ilnisa, lidhur me fizikun dhe pamjen e saj.

Në një postim në Facebook, Ana denoncoi qasjen e Ilnisës si seksiste dhe të dëmshme, duke shprehur frustrimin dhe zhgënjimin e saj ndaj sjelljes që motivohet nga paragjykime dhe mentaliteti patriarkal.

“Arta Kabashi është pyetur me tendenca të këqija për pamjen dhe fizikun e saj”, shkruan Ana.

“Është sulmuar nga Ilnisa, banorja tjetër e asaj shtëpie”.

Ana thekson në mbrojtje të motrës së saj se nëse do të vlerësoheshin sjelljet e Ilnisës nga parimet liberale, ajo do të konsiderohej “një person i ulët” për shkak të qasjes bullizuese dhe patriarkale.

Kritikat e Anës përfshijnë edhe komentet e bëra nga Ilnisa rreth roleve gjinore, siç është deklarata se “djelmoshat nuk bëjnë të lajnë enë”.

“Është e tmerrshme kur i sheh gratë agjentë të seksizmit dhe patriarkalizmit”, shton Ana, duke kërkuar që Big Brother VIP Albania të vazhdojë me misionin e tij që të thyej paragjykimet dhe tabutë.

Ajo madje është shprehur me fjalët: “Ajo [Ilnisa] është një e pamoralshme, sepse ka hyrë në një format të pamoralshëm dhe të ulët”.

Në mbyllje të postimit të saj, Ana përcjell një mesazh mbështetës dhe pozitiv për Artën: “Nejse, Arta më së paku mundet të bullizohet për pamje, sepse është kokrra e yllit. E gjithashtu edhe e mençur, e edukuar dhe e sjellshme”.

Kjo ngjarje ka bërë që fansat dhe ndjekësit e Artës të shprehin mbështetjen e tyre, dhe të diskutojnë mbi rëndësinë e sjelljes së përgjegjshme dhe respektit ndaj të tjerëve në ambiente si shtëpia e Big Brother VIP Albania 3.

Shiko foton:

Leave a Reply