Amerikania thyen rekordin me mjekrën më të gjatë për një grua

0
378

Një grua nga Michigan e ka rritur mjekrën më të gjatë në botë për një grua pasi e la rutinën e saj të rruajtjes tri herë në ditë, sipas Rekordeve Botërore Guinness.

Erin Honeycutt e rriti mjekrën 30cm sepse ajo vuan nga sindroma e vezores policistike.

Ky sindrom shkakton çekuilibër hormonal dhe mund të çojë në rritje të qimeve. Në rastin e Honeycuttit, simptoma e lejoi që ta merrte titullin e gruas me mjekrën më të gjatë në botë.

Rruajtja, depilimi me produkte të ndryshme ishin mënyra që ajo kishte provuar në mjekër që kur i niste të dilte kur ishte 13 vjeç.

“Me gjasë, rruhesha të paktën tri herë në ditë”, ka thënë ajo.

Ajo e vazhdoi jetën në këtë mënyrë, por me kohë e humbi një pjesë të shikimit dhe u lodh nga rruajtja kështu që filloi ta rriste mjekrën.

Ajo theu rekordin e mëparshëm të Vivian Wheeler e cila e kishte mjekrën 25.5 cm.

Leave a Reply